Njoftimi i policisë:

Lezhë

Plagosi me armë zjarri, për motive të dobëta, 27 vjeçarin, brenda pak orësh vihet në pranga nga Policia.

Sekuestrohet arma e zjarrit pistoletë me të cilën 30 vjeçari dyshohet se kreu plagosjen, si dhe automjeti tip “Audi”, me të cilin u largua nga vendi i ngjarjes.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda, në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L, 30 vjeç, banues në Rrillë, Lezhë.

Arrestimi i tij u bë pasi rreth orës 13:30, në një zonë larg pushuesve në plazhin Tale, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta (motive xhelozie), ky shtetas ka plaosur me armë zjarri shtetasin A.M., 27 vjeç, banues në Zejmen, Lezhë.

30 vjeçari pasi kreu plagosjen, u largua me një automjet në drejtim të autostradës, por brenda pak orëve u vu në pranga.

Materialet procedurale do ti kalojnë Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Plagosje e rëndë me dashje”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”.

Artikulli paraprakMBLIDHET GRUPI I PS, ÇUÇI: NDRYSHIMET NË KODIN ZGJEDHOR ENDE NË FAZË DISKUTIMI NË NIVEL POLITIK! SEANCA PLENARE DY DITË PËR SHKAK TË RENDIT TË NGJESHUR
Artikulli tjetërRIPAROHET URA E VJETËR E BUNËS