Një 56 vjeçar nga Dibra është ekstraduar nga Athina në drejtim të Tiranës, nën akuzën e një vrasjeje në tentativë rreth 20 vjet më parë.I ekstraduari është shtetasi Hashim Isufi.
“Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 18 vite burg për veprat penale “Vrasje me paramendim, e mbetur në tentativë”, dhe” Armëmbajtje pa leje””, thuhet në njoftim.
Policia sqaron se ky shtetas në datën 05.03.1998, në fshatin Ferraj / Tiranë, për motive të dobëta ka tentuar të vrasë duke e plagosur rëndë shtetasin L. V., me armë zjarri të llojit pistoletë.