KRISTJAN LUMAJ, ËSHTË ARRESTUAR GJATË NJË TENTATIVE PËR TË GRABITUR NJË DYQAN.
Policia e Malit të Zi ka mundur të arrestojë, Kristian Lumajn, i cili mbrëmjen e 30 korrikut plagosi me armë zjarri një efektiv policie në Malësinë e Madhe, ndërsa ishte shpallur në kërkim për arratisje pasi nuk ishte kthyer në burg pas përfundimit të lejes.
Lumaj është arrestuar nga policia malazeze gjatë një tentative për të grabitur një dyqan.Në 17 korrik të vitit 2012 Kristian Lumaj është shpallur fajtor për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” duke u dënuar me 12 vjet heqje lirie. Sipas vendimit të gjykatës më datën 31 tetor të vitit 2011, rreth orës 06:00 në fshatin Vukpalaj Bajze, Kastriot Lumaj sëbashku me Ilirjan Bardhi kanë vjedhur me dhunë shtetasen malazeze Jella Miniq e cila ka qenë duke udhëtuar e vetme me makinën e saj.Kristian Lumaj, pasi kishte thyer lejen duke mos u kthyer në ambientet e burgut dhe ishte shpallur në kërkim policor, dyshohet se mbrëmjen e 30 korrikut, rreth orës 22:30 ai në tentativë për t’u larguar ka plagosur me armë zjarri në krah, punonjësin e policisë së Shkodrës , Kastriot Preçi .