Është arrestuar ditën e sotme 17-vjeçari i cili plagosi me armë zjarri një të mitur në Pukë. Ngjarja ndodhi në lokalin e babait të 11-vjeçarit një ditë më parë, ndërsa pas plagës së marrë në këmbë, (mbi gju), fëmija u nis me helikopter drejt spitalit të Tiranës.

Mësohet se 17-vjeçari kishte pasur konflikte të mëparshme me kushëririn e të miturit dhe se kishte shtënë mbi të pasi nuk kishte gjetur të afërmin e tij.

Menjëherë pas ngjarjes, i riu u largua, por policia ka mundur ta lokalizojë dhe arrestojë rreth 24 orë më vonë.

Artikulli paraprakDEKLARATA PËR SHQIPTARËT QË TRAZOI SERBËT, REAGON KRYEBASHKIAKU I KIEVIT
Artikulli tjetërRITHEMELIMI MBLEDH SOT KËSHILLIN KOMBËTAR! NGA JOZEFINA TOPALLI TE POLLO E IMAMI, KANDIDATËT E BERISHËS QË DO TË VOTOHEN PËR KRYESINË E PD