Është dënuar me 6 vite e 2 muaj burg një shtetas zviceran, i cili plagosi një 21-vjeçar kosovar. Ngjarja ndodhi në vitin 2017, ku i riu ishte bashkë me një grup të rinjsh, kur ish-ushtaraku hapi zjarr ndaj tyre.

Përveç akuzës për ‘vrasje me dashje të mbetur në tentativë’, gjykata e ka shpallur fajtor 38-vjeçarin edhe për kanosje të shumëfishtë me jetë.

E shtëna ka goditur në pjesën e sipërme të trupit 21-vjeçarin dhe e ka plagosur rëndë. I akuzuari dëshmoi në gjykatë se ai nuk kishte dashur të lëndonte apo të vriste askënd, por thjesht donte të trembte të rinjtë.

Artikulli paraprakULEN NDJESHËM TEMPERATURAT, PRITEN RESHJE DËBORE NË VERI
Artikulli tjetërVARIANTI OMICRON I RREZIKSHËM? EKSPERTËT TË PAQARTË: JEMI NË FILLIM TË HETIMEVE, ASGJË NUK PËRJASHTOHET