Një 52 vjeçar është arrestuar nga policia e Shkodrës pasi ka plagosur me armë zjarri vëllain e tij. Ngjarja ndodhi në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës.

Ka qenë ora 8:45 e së shtunes kur shtetasi A.Zallina, 64 vjeç ka shkuar i plagosur në spitalin rajonal të Shkodrës sepse vëllai i ti e ka qëlluar. Në harkun kohor të një ore pas plagosjes, policia e Shkodrës ka arrestuar autorin e dyshuar, shtetasin Din Zallina, 52 vjeç banues në fshatin Kosmaç. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë të cilët kanë konstatuar plagosjen me armë zjarri të 64 vjeçarit A.Zallina. I plagosuri është dërguar menjëherë në spitalin rajonal të të Shkodrës teksa ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime pranë spitalit bëjnë me dije se 64 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën ndërsa ndodhet nën kujdesin e stafit mjekësor. Në bazë të veprimeve të shpejta dhe informacioneve në rrugë operative policia e Shkodrës në bashkëpunim me komisariatin e policisë Vau Dejës kanë bërë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar Din Zallina që plagosi vëllain e tij A.Zallina. Në vendngjarje u gjet dhe u sekuestrua arma e dyshuar me të cilën ka kryer ngjarjen autori i dyshuar. Sipas policisë ka dyshime të forta se motivi i plagosjes është për probleme pronësie që kishin dy vëllezërit në fshatin Kosmaç të bashkisë Vau Dejës. I plagosuri A.Zallaina vijon që të jetë në spitalin rajonal të Shkodrës duke marrë ndihmën e nevojshme ndërsa autori i dyshuar ndodhet në policinë e Shkodrës, i arrestuar teksa po merret në pyetje për ngjarjen e ndodhur.

Artikulli paraprakNISHANI URON PAPA FRANÇESKUN ME RASTIN E 80-VJETORIT TË LINDJES
Artikulli tjetërTËRMET NË GJIROKASTËR