MIKEL THANI ËSHTË ARRESTUAR NË BANESËN E TIJ NË FSHATIN PLAN. Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin Mikel Thani, i cili në datën 30 dhjetor, të vitit të kaluar pas një konflikti për motive të dobëta, plagosi me armë zjarri vjehrrin dhe vjehrrën si dhe mbesën e tyre 12 vjeçe.  

Policia e Shkodrës ka arrestuar 24-vjeçarin në banesën e tij ne fshatin Plan, komuna Pult. Në momentin e ndalimit ju gjet dhe një arme zjarri automatik me një karikator me fishekë e cila mendohet se është përdorur nga Mikel Thani për plagosjen. Sipas policisë 24-vjeçari ka qenë i dënuar me pare për disa vepra penale kundër jetës dhe shëndetit. Mikel Thani ka qenë i fejuar me vajzën e Vat dhe Gjyste Guri, ndërsa një konflikt mes tyre në datën 30 dhjetor ka bërë që 24-vjeçari të marrë armën e zjarrit dhe të qëllojë drejt banesës së tyre. Nga plumbat kanë mbetur të plagosur Vat dhe Gjyste Guri, 46 dhe 45 vjeçe dhe mbesa e tyre 12-vjeçare E.Guri. 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/hTFnHJmPWVo” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHBA, POLICIA QËLLON NJË TJETËR SHTETAS
Artikulli tjetërVIDEO-SKANDALI, ZBARDHEN TË TJERA DETAJE