Detaje të reja janë janë zbardhur nga plagosja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e djeshme në Shkodër ku daja Zyhdi Shpejtimi qëlloi me thikë nipin e tij Bledar Trashani. Sipas burimeve, 44 vjeçari i plagosur ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin rajonal të Shkodrës në sallën e reanimacionit. Edhe pse për momentin gjendja e tij është e stabilizuar ende, 44 vjeçari nuk e ka kaluar rrezikun për jetën. Trashani ka marrë një plagë të rëndë në bark duke i dëmtuar disa organe dhe duke e detyruar t’i nënshtrohet një operacioni të vështirë.
Ndërkohë mësohet se 78 vjeçari Zyhdi Shpejtimi, autori i dyshuar i plagosjes, mësohet se në momentin kur ka qëlluar me thikë nipin e tij ka qenë në gjendje të dehur. Menjëherë i moshuari u arrestua nga policia vendore e Shkodrës. Pasi u vu në pranga në dëshminë e tij, Shpejtimi ka deklaruar se e ka qëlluar nipin e tij pasi ka menduar se i ka ngacmuar nusen e te moshuarit. Nipi e ka sqaruar se ky pretendim është absurd por daja nuk është bindur dhe në gjendje të dehur ka marrë një thikë në shtëpinë e tij dhe ka plagosur rëndë 44 vjeçarin Trashani.
Zyhdi Shpejtimi, pas kësaj ngjarje mësohet se është i dyshuar për veprën penale “vrasja e mbetur në tentativë”. Menjëherë pas kësaj ngjarje të ndodhur në qendër të qytetit të Shkodrës, pas drejtorisë rajonale të tatimeve, mbërritën forcat e policisë duke bërë arrestimin e 78 vjeçarit. Ndërkohë menjëherë i plagosuri u dërgua në spitalin rajonal të Shkodrës në gjendje të rëndë shëndetësore. 44 vjeçari kishte humbur shumë gjak por transportimi me shpejtësi në spital dhe operacioni në kohën e duhur bënë që për momentin të ketë një gjendje të stabilizuar edhe pse rrezikun për jetën nuk e ka kaluar ende. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje mes të afërmve.