Ngjarja e dy ditëve më parë në lagjen “Ahmet Haxhija” ku mbeti i plagosur shtetasi Selami Ahmeti ka arritur që të çojë në pistën kryesore të hetimit.

56-vjeçari është kambist dhe merret me tregun valuator. Në këtë mënyrë vetë i plagosuri por edhe policia dyshimin kryesor për këtë ngjarje e kanë tek tentative për grabitje. Autori i krimit që është munduar të maskohet me një kapele në kokë dyshohet se ka survejuar kambistin Ahmeti dhe papritur e ka sulmuar atë në tentativë për ta grabitur. Është e qartë që autori ka kërkuar vetëm të marrë ndonjë shumë parash duke e ditur se shtetasi Ahmeti merret me tregun valuator çdo ditë. Pavarësisht se ka arritur ta plagosë ka një distancë e afërt nuk ka arritur që të marrë ndonjë shumë parash siç mund të ketë menduar. Nga sa mësohet 56-vjeçari në momentin e sulmit në afërsi të pallatit ku banon nuk ka patur para me vete. I Në këtë mënyrë autori i kësaj ngjarje vetëm ka kryer plagosjen dhe është larguar me shpejtësi teksa nuk ka arritur që ta çojë deri në fund duke mbetur grabitje në tentativë. Burime pranë policisë bëjnë me dije se kjo është pista kryesore gjë të cilën e ka deklaruar edhe vetë 56-vjeçari i plagosur. Shtetasi Selami Ahmeti tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën por sërish nën kujdesin e mjekëve. Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë rreth orës 15:20 minuta në vendin e quajtur “Tophanë”. 56-vjeçari ka qenë duke shkuar në shtëpinë e tij kur në afërsi të hyrjes së pallatit një person i është afruar ndjeshëm dhe e ka plagosur duke tentuar që ta grabisë. Pasi i ka kërkuar bashkëshortes që ta shohë nëse është plagosur i është drejtuar spitalit rajonal të Shkodrës. Policia ende nuk ka asnjë të dyshuar për këtë ngjarje ndërsa kamerat e sigurisë të një objekti aty afër nuk kanë arritur që të evidentojnë autorin e plagosjes.

Artikulli paraprakANGAZHIMI NË “NATO”, QEVERIA RIKTHEN “ZBORIN” PËR SHQIPTARËT
Artikulli tjetërFAMILJA DEDNDREAJ: 12 VJET QË USHQEHEMI ME LISTA