Shkodër

Dokumentohet ngjarja e ndodhur në datën 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, ku mbetën të plagosur dy vëllezër.

Arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarjeje, shpallet në kërkim vëllai i tij.

Strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim me DVP Shkodër, falë veprimeve të shpejta hetimore, kanë bërë identifikimin dhe arrestimin e autorit të ngjarjes së ndodhur në datën 11.01.2021, ku mbetën të plagosur dy vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër.

Si rezultat i veprimeve hetimore, Policia vuri në pranga autorin e dyshuar, shtetasin A. D., 36 vjeç, banues në Shkodër, si dhe ka shpallur në kërkim vëllanë e tij, shtetasin M. D., 32 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”, Shkodër, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe e municionit”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”.

Këta shtetas, mbrëmjen e datës 11.01.2021, në lagjen “Mark Lula”, pas një konflikti të çastit në ambientet e një bar-kafeje, kanë plagosur me armë zjarri vëllezërit E. L., 24 vjeç dhe E. L., 26 vjeç, banues në Shkodër, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin rajonal Shkodër dhe aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Artikulli paraprakRRENC, ADMINISTRATORI MARKU: NUK KA HEDHJE MBETURINASH
Artikulli tjetërSHENDETI – 13.01.2021