Plagosja e policit, Çako: Autori me precendentë, por i liruar nga gjykata
20-vjeçari, Aldi Lleshaj, i cili plagosi dy ditë më parë efektivin e Lezhës Nikolin Gjergji, ka qenë edhe me parë i arrestuar nga policia por është liruar në mënyre të dyshimtë nga Gjykata. Kjo është bërë e ditur nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Haki Çako. Autor i plagosjes së efektivit të Lezhës, Nikolin Gjergji, nuk është një emër i panjohur për policinë. 20-vjeçari, Aldi Lleshaj, rezulton të jetë arrestuar vetëm dy muaj më parë, në tetor, pasi plagosi me thikë një bashkëmoshatarin e tij dhe e kanosi atë me jetë, por është lënë i lirë nga Gjykata e Kurbinit. Haki Çako: “Ka qenë i skeduar nga policia, madje i arrestuar vetëm pak muaj më parë, një person i cili falë mungesës së një vlerësimi të drejtë nga sistemi i drejtësisë u kthye sërish në rrezik jo vetëm për qytetarët, por edhe për vetë ruajtësit e rendit.” Sipas policisë, Aldi Lleshaj ka jetuar për disa muaj edhe në Angli, ku dyshohet se është marre me aktivitet kriminal, ndërsa në momentet e shoqërimit pas plagosje se efektivit, ai ka shfaqur shenja te çrregullimit mendor.