Një plagosje me thikë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Bilisht.
Disa të rinj janë zënë me njëri-tjetrin dhe njëri prej tyre ka mbetur i plagosur me thikë.
Emiljano Muçi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit.
Bëhet fjalë për të rinjtë me inicialet A. A., 22 vjeç dhe M. A., 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Njoftimi i Policisë së Korçës:
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Devoll, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe bënë shpalljen në kërkim për shtetasit:
A. A., 22 vjeç dhe M. A., 21 vjeç të dy banues në fshatin Kuç-Devoll.
Pasi më datë 21.07.2018, këta shtetas, në Bilisht për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me mjet prerës shtetasin E. M., 25 vjeç, banues në Bilisht, i cili ndodhet në Spitalin e Korçës jashtë rrezikut për jetën. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e tyre.
Neni 88 i Kodit Penal.