Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe policore si dhe vlerësimit të informacioneve në lidhje me vendndodhjen e autorëve të dyshuar të kësaj ngjarje

, nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, si rezultat i punës së tyre, më datë 14.12.2016, bënë të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetasve : * Gjergj Miftari, 32 vjeç * Gjovalin Miftari, 28 vjeç (vëllezër, të dy banues në fshatin Barbullush, Vau Dejës) Këta shtetas për motive të dobëta ju kanë dalë përpara në rrugë shtetasve E.Gj., 26 vjeç dhe A.G., 20 vjeç, të dy banues në fshatin Barbullush dhe dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë sulmuar me armë të ftohtë (thikë) dhe sende të forta, ku si pasojë ka mbetur i plagosur shtetasi E.Gj., i cili ndodhet në spitalin rajonal Shkodër dhe po merr ndihmën e nevojshme mjekësore, kurse shtetasi A.G. ka pësuar vetëm dëmtime të lehta në fytyrë. Materialet proceduriale i’u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Vrasjes në rrethana të tjera cilësuese të mbetur në tentativë” e kryer në bashkëpunim dhe “Prodhimi dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 79/dh-22, 25 e 279 të Kodit Penal.

Artikulli paraprakMJEKËT E SHKODRËS KUNDËR MINISTRIT BEQAJ
Artikulli tjetërMANJANI MBËSHTES DEKLARATËN E LU, INSTITUCIONET T’I JAPIN FUND PING-PONGUT