Nikolin Huba qe u plagos dergohet per mjekim te specializuar ne Tirane. 54 vjeçari menjehere sapo ka dale nga salla e operacionit eshte marre ne pyetje por ka deklaruar se nuk ka asnje konflikt dhe nuk e di se kush jane autoret apo perse eshte plagosur.
“Sapo kam dale nga kafja dy persona me motor me skafande ne koke jane afruar dhe me kane qelluar. Nuk me kane thene asnje fjale. Une nuk e di se kush jane sepse nuk kam asnje konflikt me askend. Vetem qelluan dhe iken, nuk kam asnje ide perse me qelluan”.
Megjithate policia vendore e Shkodres pisten kryesore ka ate te droges. Kohet e fundit ka patur disa aksione ne zonen e Vau Dejesit ku jane asgjesuar rrenje canabis dhe jane arrestuar disa persona te ndryshem. Pista kryesore e policise eshte se kultivuesit kane dyshuar se Huba mund te kete dhene informacion per efektivet duke i dhene nje mesazh permes kesaj plagosjeje.
Megjithate kjo eshte nje piste fillestare qe ka policia ende e pabazuar ne prova por pista kryesore per te cilen dyshohet se ka ardhur kjo plagosje. Policia po heton edhe pista te tjera per ta zbardhur te plote.