NGA KONFLIKTI KANË MBETUR TË PLAGOSUR 2 PERSONA KLIENTË TË LOKALIT.   5 persona kanë rënë në prangat e policisë mëngjesin e sotëm si pasojë e një sherri banal në një lokal në qytetin e Shkodrës në vendin e quajtur ” Te Kisha e Madhe “.

Nga konflikti kanë mbetur të plagosur 2 persona klientë të lokalit  përkatësisht Gjeto Leka, Ermir Gjeloshi, Ndërkohë të arrestuar janë Leonard Kroni ,Valentin Kroni, Gjeto Leka, Ermir Gjeloshi Valentin Gjeloshi përkatësisht të dënuar për  vjedhje armëmbajtje pa leje, dhe kanosje për hakmarrje bën me dije policia e Shkodrës në një njoftim për shtyp. Gjithashtu është  shpallur në kërkim një tjetër person bashkëpuntor me të arrestuarit me inicialet B.P. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale të sipër përmendura.

Artikulli paraprakVOLTANA ADEMI PREZANTON PROJEKT PROGRAMIN PËR ARTIN FIGURATIV
Artikulli tjetërPROMOVOHET LIBRI FETAR “NË LULISHTEN E MENDIMEVE”