Policia Vendore e Shkodrës ka identifikuar autorin e plagosjes të mbrëmjes së kaluar në Shkodër. Shtetasi Elvis Lekndreaj është shpallur në kërkim nga policia si autor i dyshuar i plagosjes së shtetasit Mikel Fusha. I plagosuri punonte në një lokal bashkë me një vajzë tjetër kur papritur autori i dyshuar është future brenda dhe e ka qëlluar duke e lënë të plagosur.
Shtetasi Mikel Fusha mendohet se është jashtë rrezikut për jetën. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur hetimet për këtë ngjarje. Ndërkohë pranë vendit ku ndodhi plagosja mbërriti edhe nëna e të plagosurit e cila tregon se autori i dyshuar një javë më parë ka shkuar dhe ka thyer lokalin ku punon djali i saj ndërsa mbrëmë është rikthyer duke e plagosur shtetasin Mikel Fusha.
Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje ndërsa po punohet edhe për gjetjen dhe kapjen e autorit të dyshuar Elvis Lekndreaj. Brenda dy ditësh në Shkodër ndodhën dy ngjarje të ndryshme kriminale.