Shkodër/informacion paraprak

Më datë 08.09.2021, rreth orës 09:15 në Fshatin e Ri, Njësia Administrative Rrethinat, Shkodër, gjatë një konflikti fizik për motive pronësie, është dëmtuar me sende të forta shtetasi L.G., 34 vjeç.

Konflikti është përshkallëzuar më tej ku shtetasi Xh.F, ka plagosur me armë zjarri pistoletë shtetasin I.G., 41 vjeç vëllain e 34 vjeçarit , të cilët janë transportuar në spital jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e Policisë dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes.

Artikulli paraprakFSHATI I FUNDIT I MBIJETUAR I SINGAPORIT, NJË MREKULLI E FLORËS DHE FAUNËS
Artikulli tjetërNË KOSOVË 77 % E PUNONJËSVE TË ARSIMIT JANË VAKSINUAR, ENDE NUK DIHET NËSE MËSIMI DO TË NISË MË 13 SHTATOR