Policia e Shkodrës është angazhuar maksimalisht me të gjitha kapacitetet e saj, duke angazhuar specialistët dhe ekspertët më të mirë për të zbardhur ngjarjen (plagosjen) e ndodhur në mëngjesin e datës 25.03.2016 në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Shkodër, ndaj shtetasit me iniciale B. V. 56 vjeç.
Në këtë kontekst Policia e Shkodrës kërkon bashkëpunimin e komunitetit për të bërë të mundur zbardhjen sa më të shpejtë të kësaj ngjarje të rëndë kriminale. Policia e Shkodrës vë në dispozicion 500.000 ( pesë qind mijë ) lekë të rinj për çdo informacion të vlefshëm që çon në zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorëve. Sigurojmë anonimatin për çdo shtetas që do japë info të saktë në numrin e Cel: 069 41 02 060 dhe në numrin pa pagesë 129.