Njoftimi i policise: Më datë 17.06.2017 rreth orës 21:00 në një lokal në Vaun e Dejës njoftohemi se shtetasi Mark Nikolli, 26 vjeç, banues në Gomsiqe, Vau i Dejës, si pasojë e një konflikti të çastit për motive të dobëta dyshohet se ka plagosur lehtë me armë zjarri në këmbë shtetasin F. N, 23 vjeç, banues në Vaun e Dejës.
Grupi hetimor në kohë rekord ka kryer veprimet në vendngjarje, ku ka sekuestruar prova materiale të vlefshme që do shërbejnë për dokumentimin e plotë të autorësisë së kësaj ngjarjeje. Nga deklarimet e marra në vendngjarje si dhe nga pamjet filmike të sekuestruara nga Policia, rezulton se të dy këta shtetas janë shokë dhe kanë qënë të ulur në të njëjtën tavolinë në lokal. Shtetasi F. N, është dërguar menjëherë në Spitalin Rajonal Shkodër dhe është jashtë rreziku për jetën. Janë ngritur pika kontrolli në gjithë zonën dhe po punohet për kapjen e autorit të kësaj ngjarje. Theksojmë se autori i kësaj ngjarje është me precedent penal, i dënuar më parë për “Armbajtje pa leje”.