Gjykata e Shkodres ka dhene masen e sigurise “Arrest me burg” per shtetasin Dede Guri, i cili eshte autor i plagosjes se ndodhur mbremjen e se merkures ne unazen lindore ne Shkoder ne afer te nje lokali.
Para togave te zeza, Guri ka pranuar se ka qelluar ne drejtim te 33 vjecarit Fatmir Zyla, 33 vjec, per tu vetembrojtur. Guri ne gjykate deklaruar se edhe here te tjera ka pasur konflikte me 33 vjecarin nderkohe qe mbremjen e se merkures ato jane konfliktuar per shkak te mos pageses se fatures se energjise elektrike. Sipas deshmise se tij ne gjyq, behet me dije se 33 vjecari kishte marre me qera nje ambjent te shtetasit Guri, prone kjo e cila ishte bere shpesh here burim i debateve dhe konflikteve mes paleve. Gjykata, ka marre ne konsiderate kerkesen e prokurise se shkodres duke dhene masen e sigurise “Arrest me burg”