Shkodër/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për plagosjen e shtetasit A. C., 40 vjeç, i cili vijon të jetë në kujdesin e mjekëve, informojmë se si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, është bërë i mundur identifikimi i autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit D. B., 59 vjeç, banues në Lezhë.

Nga veprimet e para hetimore dyshohet se shtetasi D. B. e ka plagosur shtetasin A. C., për shkak të një borxhi që i kishte ky i fundit.

Shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollin e zonës, me qëllim lokalizimin dhe kapjen e shtetasit D. B.

Artikulli paraprakBORXHI, PLAGOSET ME 4 PLUMBA 40 VJEÇARI
Artikulli tjetër20 VJETORI I FESTIVALIT BURIMOR “TREVA”