POLICIA PO HETON PËR ZBARDHJEN E PLOTË TË  ATENTATIT
Plumbat e snajperit të qëlluar nga Kalaja e Rozafës kanë plagosur dy persona, të cilët ndodheshin në oborrin e një banese pranë zonës së Kalasë.

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:30 të së Dielës, ndërsa të plagosur mbetën 43-vjeçari Sadetin Lohja dhe 50-vjeçari Xh.Sh.43-vjeçari, i cili ndodhej në oborrin e banesës së tij, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spitalin e Shkodrës, ndërsa 50-vjeçari XH. SH, i cili mori plagë në krah, nuk iu drejtua spitalit, por mori mjekim në banesën e tij.Policia dyshon se objektiv i këtij atentati të ketë qenë Xh Sh, i cili arriti t’i shpëtoj plumbave. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë të cilët po punojnë intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe kapjen e autorëve. Materialet për ndjekje të mëtejshme në Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë, nenet 79/dh-22 dhe 278/5  të Kodit Penal.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/WDm0clMeh6A?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakSHKODËR, NIS PETICIONI KUNDËR FULLANIT
Artikulli tjetërARRESTOHEN 40 XHIHADISTË