Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur këtë mbrëmje më kryeqytet.

Mësohet se është plagosur me armë 37-vjeçari, V. S. Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje, duke transportuar të plagosurit për në QSUT. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Irfan Tomini”, në zonën e njohur si ish-Stacioni i fundit i Tiranës së Re. Ndërsa, policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e ngjarjes. Burime nga policia e kryeqytetit kanë bërë të ditur se personi, i cili ka mbetur i plagosur, është punonjës në Ministrinë e Brendshme. “Shtetasi i plagosur quhet Viljon Sakollari, me detyrë shofer tek parku i Ministrisë së Brendshme”, bënë të ditur burime nga uniformat blu të Tiranës.  

/ Star Plus TV /

Artikulli paraprakSITUATA POLITIKE, I FTUAR HELIDON BUSHATI
Artikulli tjetërZJARR NË FSHATIN BARDHET, FUSHË-ARRËZ, INFORMON POLICIA