Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pasditen e sotme në Tiranë.

Burime nga vendngjarja raportojnë se, një person është paraqitur në spital me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit në këmbë.

I plagosur ka mbetur shtetasi Santi Xhaferi, 38 vjeç, i cili ka shkuar menjëherë në Sanatorium, për të marrë ndihmën e parë mjekësore.

Nuk dihen ende rrethanat e ngjarjes, por nga raportimet e para bëhet e ditur se i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ngjarja ka ndodhur pranë Sanatoriumit, në zonën e Saukut.

Artikulli paraprakLIGJE TË PAZAKONTA QË DUHET T’I KENI PARASYSH KUR UDHËTONI
Artikulli tjetërBASHA AKUZON RAMËN: ZGJATI EMERGJENCËN SE S’KA VULLNET TË PLOTËSOJË KUSHTET E BUNDESTAGUT