Me datë 19.03.2016, ora 14.20, në lagjen “Dergut”, Shkodër është plagosur me armë të ftohtë “thikë” shtetasi me iniciale B. G. 50 vjeç, banues në Shkodër.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore. I dëmtuari është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën. Nga hetimet paraprake Policia ka mundur të identifikoj autorin e plagosjes, shtetasi me iniciale I. H. banues në Shkodër dhe po punohet për kapjen e tij. Grupi hetimor në vendngjarje po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.