Plagoset me armë zjarri djali i xhaxhait të Ervis Martinit. Edon Martini 19-vjeç nga Fushë Kuqja e Kurbinit u qëllua me armë mbremjen e se shtundes  në hyrje të qytetit në rrugën kryesore në lagjen nr.1.

Ai u transportua në spitalin rajonal ku iu dha ndihma e parë dhe më pas në Tiranë te Trauma për ndërhyrje të specializuar, pasi ka marrë disa plagë dhe ndodhet në gjendje të rëndë për jetën.

Policia deklaron se plagosja ka ndodhur në rrethana të paqarta, ndërsa ka nisur hetimet dhe janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorit. Por kush është Ervis Martini?

Ai është pronar i disa bizneseve në Tiranë dhe i akuzuar si i dyshuar në përplasjen me armë zjarri në zonën e ish-bllokut në Tiranë në tetor të vitit të kaluar ku mbeti një i vdekur.

Martini mbeti i plagosur nga ngjarja ndërsa pas 7 muajsh në burg u lirua në maj të këtij viti kundrejt garancisë pasurore në vlerën e 5 milionë lekësh të rinj. Ndaj Ervis Martinit prokuroria e Tiranës ka ngritur 7 akuza

Artikulli paraprakSHPËRTHEN IMPIANTI I GAZIT, SHKRUMBOHET MAKINA, BURRI DIGJET BRENDA, SHPËTON GRUAJA
Artikulli tjetërME KARTA ITALIANE DREJT ANGLISË,ARRESTOHEN 4 PERSONA ME LETRA FALSE