Në plagosjen e ndodhur në Shkodër në lagjen “Mark Lula” bëhet e ditur se i plagosur ka mbetur shtetasi Mikel Fusha.
Ky shtetas punonte në një lokal të vogël aty kur papritur një person është që policia e ka identifikuar si shtetasin me inicialet E.L i cili është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij. Shtetasi i plagosur Mikel Fusha është jashtë rrezikut për jetën dhe është dërguar në spitalin e Shkodrës. Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë duke nisur hetimet.
Në vendngjarje ka mbërritur edhe nëna e të plagosurit e cila tregoi se para një jave një person në gjendje të dehur ka shkuar tek lokali ku punon djali i saj dhe ka thyer tavolinat brenda lokalit. Baba ii personit që ka bërë këtë dëm sipas nënës së të plagosurit ka paguar një shumë prej 100 mijë lekësh të vjetër duke shlyer dëmin e djalit të tij.
Nëna e të plagosurit dyshon se ai person ka shkuar sërish tek lokali gjatë bashkë me 5 persona të tjerë disa orë përpara plagosjes por më pas janë larguar. Ndërkohë në orët e mbrëmjes sipas nënës së të plagosurit është rikthyer sërish ai person duke qëlluar me armë djalin e saj. Policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.