Plagosje në Vrakë të Malësisë së Madhe. Raportohet per dy persona te plagosur. Ende të paqarta motivet e plagosjes. Policia ndodhet në vendngjarje. Dy të plagosurit janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës. Mësohet se autori i plagosjes është shtetasi Lul Rakaj. Të plagosur kanë mbetur shtetasit Besmir Qofi dhe Avenir Hasanaj.
Lul Rakaj ka vrarë para afro 13 vitesh shtetasin Kolë Mushku në Hot të Malësisë së Madhe teksa është hakmarrë për vrasjen e babait të tij të cilin Kolë Mushku e kishte vrarë më përpara. Policia në kërkim të autorit të dyshuar të plagosjes së dyfishtë Lul Rakaj.
Malësi e Madhe/Informacion paraprak
Rreth orës 09:45, në fshatin Vrakë, në hyrje të një lokali, dyshohet se shtetasi L. R., ka plagosur me armë zjarri shtetasit B. Ç dhe A. H, të cilët janë transportuar në spitalin rajonal të Shkodrës për ndihmë mjekësore.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje bashkë me grupin hetimor dhe drejtues të Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.
Në ndihmë të Policisë Vendore për kapjen e autorit kanë shkuar dhe grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe vijojnë kontrollin e zonës dhe në ambjente të ndryshme ku dyshohet se mund të jetë fshehur autori i dyshuar.
Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.