Kina, ka hyrë në “epokën e rënies së popullsisë”, pasi shifrat zbuluan një rënie historike të numrit të lindjeve për herë të parë që nga viti 1961. Vendi kishte një rënie me 850 mijë banorë krahasuar me një vit më parë, njoftoi Byroja Kombëtare e Statistikave. Kjo rënie ka frikësuar autoritetet kineze që kanë filluar të ndërmarrin masa. Sipas ekspertëve, pritet një periudhë e gjatë e rënies së popullsisë, pavarësisht përpjekjeve të mëdha të qeverisë për të ndryshuar trendin. Qeveria e Kinës ka disa vite që po përpiqet të inkurajojë njerëzit që të kenë më shumë fëmijë dhe të shmangë krizën demografike të shkaktuar nga plakja e popullsisë, duke alokuar deri në 5,550 dollarë në muaj për një familje me tre fëmijë.

Ekspertët e fushës thonë se dekada të tëra me një politikë shumë të ashpër që lejonte vetëm një fëmijë, sot i ka bërë çiftet shumë rezistente për t’u martuar dhe për të krijuar familje. Plakja e Kinës mund të ndikojë edhe në ekonominë globale, sipas shumë ekonomistëve. Rënia e krahut të punës dhe fokusi më i madh te politikat sociale për moshën e tretë, mund të sjellë tkurrje të rritjes së ekonomisë së dytë më të madhe në botë.

Ndërkohë, bota do të dëshmojë një ngjarje simbolike demografike në vitin 2023, pasi India do të bëhet kombi me popullsinë më të madhe në botë. Sipas Kombeve të Bashkuara, popullsia e Indisë do të kalojë atë të Kinës në prill. Ky moment historik nuk është i rëndësishëm në vetvete, por thekson ndryshimin në modelet demografike midis dy kombeve më të populluara në botë.

Artikulli paraprakNËNSHKRUHET MARRËVESHJA KUNDËR FALSIFIKIMIT TË PARAVE NGA BANKA E SHQIPËRISË
Artikulli tjetër“NËSE NUK DO NDËRHYHEJ DO ISHTE 5 PËRQIND MË LIRË”/ BORDI RRIT SËRISH ÇMIMET E KARBURANTEVE, JA SI ËSHTË TRENDI NË BOTË