Plaku digjet nga zjarri që ndezi vetë, qe te mos rrezikonte perhapjen
Një 80-vjeçar nga Narta ka përfunduar me djegie të rënda në spitalin e Vlorës, duke luftuar me zjarrin që ndezi vetë në bahçe, me qëllim që të mos digjej fshati. Policia njoftoi se sot, rreth orës 11:55, Salla Operative Vlorë njoftohet prej specialistit të zonës se në fshatin Nartë, shtetasi M.K., 80 vjeç, ka ndezur një zjarr në baçen e tij dhe duke tentuar për ta fikur është djegur. Shërbimet e policisë sëbashku me ambulancën kanë bërë transportimin e tij për në Spitalin Rajonal Vlorë, për të marrë mjekim më të specializuar. 80-vjeçari ka marrë djegie në disa pjesë të trupit, dhe është në gjendje të rëndë shëndetësore, por zjarri është fikur duke mos krijuar probleme të tjera.