Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në “Planin e masave”, për rritjen e parametrave të sigurisë gjatë fundjavës, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore, etj.
Në zbatim të planit të masave janë angazhuar të gjitha strukturat e Drejtorive të Policisë në Qarqe dhe Forcat e Lëvizshme Operacionale. Në ketë kontekst , gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 91 personave, janë sekuestruar armë zjarri, lëndë eksplozive dhe municione luftarake, si dhe lëndë narkotike e mallra kontrabandë. Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi 32 drejtues mjetesh. Janë arrestuar 6 persona për armëmbajtje pa leje 15 persona në flagrancë për vjedhje 6 persona për narkotikët, krimin ekonomik e trafìqet e paligjshme Janë kapur 12 persona në kërkim 7 persona për vjedhje të energjisë elektrike e ndërtim pa leje 8 persona për krime ndaj personit, kundërshtim të punonjësit të policisë, përndjekje 5 persona për dhunë në familje Janë pezullar 78 leje drejtimi për shpejtësi tej normave 64 raste janë ndëshkuar për komision