Sipas MeteoAlb: Pjesa e parë e ditës paraqitet me vranësira dhe reshje herë pas here mesatare në të gjithë territorin shqiptar. Pasditja VIJON në të njëjtat kushte atmosferike POR reshjet do jenë të përkohëshme.
Temperaturat e ajrit rriten sërisht në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 0 °C deri në 15 °C.
Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi deri 45 km/h nga drejtimi Jugor duke gjeneruar brigjet detare dallgëzim 4 ballë.
Moti – E diel, 8 Mars 2020
Sipas MeteoAlb: Deri në mesditë i gjithë territori DOMINOHET nga vranësira të dendura dhe reshje shiu në zonën e ulët dhe bregdet POR reshje dëbore në zonat e thella malore. NDERSA pasditja sjell përmirësim të motit duke bërë që kthjellimet të jenë dominante në të gjithë shqipërinë dhe reshje të pakta dëbore të mbeten në zonat lindore.
Temperaturat e ajrit ULEN në mëngjes por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga -1°C deri në 16°C.
Era do fryjë mesatare me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Jugor-Juglindor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.