I gjithë kontinenti i vjetër do të bashkohet nën një shtet të vetëm, që do ketë një gjuhë dhe një flamur, i quajtur Shtetet e Bashkuara të Evropës. Të paktën ky është plani i qeverisë së re gjermane për Bashkimi Europian. Socialdemokratët, të Gjelbërit dhe FDP liberale thonë në marrëveshjen e koalicionit se Gjermania do të nxisë krijimin e një federate të plotë evropiane, të ngjashme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas marrëveshjes së koalicionit të paraqitur të mërkurën, koalicioni dëshiron të përdorë Konferencën për të Ardhmen e Evropës si një pikënisje për të reformuar BE-në.
Konferenca duhet të çojë në një proces kushtetues dhe në fund të fundit në “zhvillimin e një shteti federal evropian”, thuhet në dokument. “Një Evropë sovrane është çelësi për politikën tonë të jashtme,” tha Olaf Scholz, i cili ka të ngjarë të inaugurohet si kancelar në javën e dytë të dhjetorit.
Eksperti Udo Bullmann, i cili drejtoi negociatat e koalicionit për çështjet evropiane për SPD-në, theksoi se propozimi është një “sinjal” i fortë se si të tre partitë duan të Europa të bashkohet në një shtet të vetëm. Edhe pse procesi do të dojë vite, ai thotë se hapat e mëtejshëm të integrimit të vendeve të BE nën një strukturë federalejanë të nevojshëm pasi ” po e kërkon koha.