Diskutimet për planin e lëvizjes urbane në qytetin e Shkodrës kanë ngjallur debate ndërmjet përfaqësuesve të transportit dhe atyre të Bashkisë Shkodër.

Kryetari i shoqatës së transportit publik në Shkodër Artef Lekaj vuri theksin tek neglizhenca e policisë ndaj këtij sektori, ndërsa specialisti i transportit Ferdi Dhunja tha se bashkia është përgjegjëse për mungesën e parkingjeve në qytet. I menjëhershëm ka qenë reagimi i përgjegjësit të sektorit të sinjalistikës dhe transportit në Bashkinë Shkodër, i cili ia vuri fajin ndarjes se re territoriale, ndërsa ftoi bashkëbiseduesit që ankesat e tyre ti adresojnë në bashki. Sipas raporteve, në qytetin e Shkodrës sektori i transportit publik zë vetëm 3% të lëvizjeve në qytet, një shifër kjo aspak e kënaqshme. Përsa i përket ruajtjes së hapësirave për lëvizjet pedaluese dhe këmbësorët, këto përbëjnë disa nga shqetësimet madhore në territorin e Bashkisë Shkodër.

Artikulli paraprakLAGJJA BLERAN, E HARRUAR NGA INSTANCAT VENDORE PREJ VITESH
Artikulli tjetërRAMA NË TAMARË: PERLA E ALPEVE SHQIPTARE