Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, zhvilloi një vizitë në Shkodër nga ku bëri me dije planin e masave të vendosura për stinën verës. Ajo u shpreh se të gjitha stafet e shëndetësisë janë organizuar dhe janë vënë në dispozicion të plotë.
Manastirliu bëri me dije se janë 9 njësi me stafe mjeksoreë të ndara në qytete të ndryshme të vendit.
Manastirliu u shpreh se ky plan masash lidhet me informimin e qytetarëve po ashtu dhe me ardhjen në ndihmë të tyre në këto temperatura të larta.