Kryeministri Edi Rama gjatë falës së tij në aktivitetin ku u prezantua plani i motivimit të administratës publike, tha se modernizimi i administratës është thelbësore.
“Nëse ka një vlerë të posaçme sot ky takim pas fillimit të procesit që udhëhiqet nga Adea për rienergjizimin e Administratës Publike është fakti që sikundër ju e patë, nisma ka një element thelbësor në të gjithë mënyrën se si ëhstë projektuar. Sa më shumë të përmirësohen, aq më shumë secili mund të presë nga vetja dhe nga ne. Në dukej duken gjera të vogla, njeriu thotë ‘pse nuk janë bërë më parë’. Pikërisht sepse nuk është ndjekur më parë një praktikë e tillë, shefave që marrin vendime u duken të vogla.
Shefave që marrin vendime u duken të vogla sepse shefat nuk i numëron njeri te dera në orën 8. E kanë të vështirë ta kuptojnë se numërimi i orës 8 të kthehet në një akt formal të gjoja disiplinës.Një ish ministër koleg e kishte fiks ti kapte punonjësit te dera në orën 8 e 1 minutë. Eksperienca ime ishte ndryshe, jo vetëm në ministri por më pas në bashkinë e Tiranës, gjëja kryesore sipas meje ishte të ndjerit e punonjësve, stafit të ministrisë e pastaj bashkisë si pjesë e një pune të përbashkët, misioni të përbashkët. Dhe jo si pjesë enjë rutine me një disiplinë formale që ta heq qejfin e ditës së punës që në momentin që të numërojnë te dera, a thua se në 8 e 1 minutë do niset rraketa për në hënë.
Pra fleksibiliteti në orarin e punës është jo vetëm normal fare të konsiderohet, por sot është i mundur edhe për një arsye tjetër. Ka qenë dhe e pamundur ta mendoje fleksibilitetin në punë për shkak të një numri të madh punonjësish të angazhuar në shërbime të drejtpërdrejta te qytetarët. Sot nuk e kemi këtë problem pasi shërbimet po jepen masivisht online. Janë 90% e proceseve online, kjo bën që përmbajtja e punës pas dyerve të mbyllura të sporteleve të jetë një përmbajtje që mund të administrohet me fleksibilitet. Nënat me fëmijë kanë nevojë të shkëputen për tu kujdesur për fëmijët, për prindërit për vjehrrat etj”, tha Rama.