Agjencia e Zonave të Mbrojtura ka prezantuar planin e ri të zonimit për liqenin e Shkodrës.

Ky plan ka për qëllim një mbrojtje më serioze dhe më të fortë se sa ajo aktuale për liqenin e Shkodrës. Zonimi përcakton nivelet e mbrojtjes të rezervatit të natyrës dhe se çfarë nuk lejohet duke nisur që nga peshkimi e deri tek ndërtimet për të mbrojtur ekosistemin në tërësi. Dedej sqaron se çfarë do të ndodh konkretisht në liqenin e Shkodrës me planin e zonimit dhe si është menduar të bëhet një mbrojtje më efikase. Zonimi i ri për liqenin e Shkodrës ndahet në tri pjesë, nënzona qëndrore që mbulon 18% të sipërfaqes, nënzona e Rekreacionit që përfshin 14.86% të sipërfaqes si dhe nënzona e zhvillimit të qëndrueshëm me një sipërfaqe prej 81.95%.

Artikulli paraprakKULTURA AUSTRIAKE BASHKON MËSUESIT E GJERMANISHTES
Artikulli tjetërLUMTURIMI I MARTIRËVE, MBI 10.000 PERSONA NË SHESH