Në ambjentet e Këshillit Bashkiak Shkodër, është zhvilluar këtë të martë takimi i fundit konsultativ i planit lokal të zhvillimit të komunitetit Rom dhe Egjiptian për vitet 2017 deri në 2020 në Bashkinë Shkodër.
Ky projekt i ardhur në kuadër të fuqizimit ekonomik dhe social të këtij komuniteti. E pranishme në këtë takim ishte edhe Kryetarja e Bashkisë Shkodër, Volatana Ademi, e cila u shpreh e gatshme për fuqizimin e këtij komunitet, në mënyrë që të integrohet në të ardhmen.
Sipas Mirjeta Ramizit, e cila është marrë më konkretisht me projektin për fuqizimin e Romëve dhe Egjiptianëve, ky program do t’u vij në ndihmë atyre. Ky takim konsultues është një prej shumë takimeve dhe një procesi dinamik për integrimin e Romëve dhe Egjiptianëve.
Të pranishëm në këtë takim ishin gjithashtu përfaqësues të ndyshëm të organizatave, dhe përfaqësues të komunitetit Rom dhe Egjiptian. Ky takim u organizua nga Bashkia Shkodër, Instituti për Demokraci, UNDP dhe Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.