Kryeministri Rama me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar punonjësit dhe vullnetarët për punën kolosale për Planin Kombëtar të Pastrimit.
Rama ka publikuar në Facebook disa shifra ku duken rezultatet e një viti në disa qarqe të vendit.
“Mbresëlënëse rezultatet e një viti të Planit Kombëtar të Pastrimit, luftë e mirëfilltë me mbetjet në territor, të trashëguara prej dekadash
Mirënjohje për të gjithë punonjësit dhe vullnetarët që na u bashkuan përgjatë këtyre 12 muajve në gjithë qarqet e vendit, ku puna sigurisht do të vijojë përmes një grafiku të mirëpërcaktuar edhe në dhjetor dhe gjatë gjithë vitit të ardhshëm
*Të dhëna nga pastrimi në qarqet Elbasan, Shkodër dhe Berat”