Ministria e Zhvillimit Urban prezantoi nga qyteti I Shkodres një prej planeve më të rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe territorial të vendit: Planin e Integruar Natyror ne kuader te prezantimit te planit te pergjithshem kombetar urban.
Në dëgjesën publike me ekspertë dhe qytetarë, mori pjesë Ministria e Zhvillimit Urban Eglantina Gjermeni, kryetarja e Bashkise Shkoder Voltana Ademi dhe nje sere ekspertesh te fushave te ndryshme . Ministrja Eglantina Gjermeni në fjalën e saj tha se, 3 planet kombëtare, do të udhëheqin zhvillimin ekonomik, social, mjedisor, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të vendit deri në 2030. Nga ana e saj kkryetarja e Bashkise se Shkodres Voltana Ademi gjate fjales se saj u shpreh se ky plan, I jep nje rendesi akoma me te madhe resurseve qe ka rajoni I Shkodres. Këshilli i Europës do të asistojë Ministrinë e Zhvillimit Urban për 3 plane kombëtare që që pritet të miratohen brenda vitit 2016, përkatësisht Planin e Përgjithshëm Kombëtar, Planin e Integruar Ndërsektorial për Bregdetin dhe Planin e Integruar Ndërsektorial për zonën ekonomike Tiranë .