Kujdesi social tashme ka kaluar ne varësi te Ministrisë se Shendetesise e megjithatë puna ne drejtorinë e shërbimit social shtetëror ne Shkodër do ketë te njejtin fokus dhe aktivitet sipas objektivave te vendosura ne nisje te vitit, dhe prioritet e mëparshme.
Lajmi pohohet nga vete drejtorja Valbona Tula e cila thotë se kjo drejtori ka prioritet implementimin e skemës se re te ndihmës ekonomike si dhe verifikimin dhe planifikimin e shërbimit social për 5 bashkitë e këtij qarku.
Tula tha se për here te pare se per personat te cilet perfitojne nga pagesa e paaftesise ka dosje te plota , teksa po mendohet per permiresimin dhe shtrirjen me te gjere me shërbime përkujdesje dhe politika sociale. Shërbimi Social Shtetëror ka për mision zbatimin e politikave, legjislacionin e ndihmës ekonomike, pagesës për personat me aftësi të kufizuar dhe shërbimeve shoqërore në të gjithë vendin