Planifikonin të vrisnin deputetin, dënohet grupi terrorist, mes tyre një shqiptar
Gjykata rajonale e Dusseldorf-it në Gjermani ka dënuar një gjerman me burgim të përjetshëm për një sulm me bombë në tentativë në një stacion treni në vitin 2012 dhe tentativë për vrasjen e deputetit të një partie të djathtë i cili kishte marrë pjesë në një protestë anti-xhamive ku ishte treguar dhe portreti i profetit Muhamed. Sipas raportimeve të Reuters, Marco G, bërtiti “Allahu Akbar” ndërkohë që hyri në sallën e gjyqit. Për këtë çështje janë dënuar edhe 3 persona të tjerë ku njëri prej tyre është shqiptar. Enea Buzo, 46 vjeç së bashku me një gjerman me inicialet Tayfun S, 27 vjeç dhe një tjetër gjermano-turk me inicialet Koray D, 28 vjeç, u dënuan me 9-12 vite burg për anëtarësim në grupin terrorist dhe planifikimin e vrasjes së Markus Beisicht, kreut të organizatës anti-myslimane “NRW”. Në gjykatë u tha se Marco G, së bashku me tre të pandehurit e tjerë, kishin planifikuar sulme të tjera që mund të merrnin shumë jetë.