Planifikonin vjedhjen e eshtrave të Enzo Ferrarit. Një shqiptar mes të arrestuarve

 

Shkatërrohet një bandë në Itali, e cila kishte planifikuar rrëmbimin e eshtrave të Enzo Ferrarit dhe më pas do të kërkonte shpërblim të majmë familjes së tij. 34 persona kanë rënë në pranga, mes tyre dhe një shqiptar, pasi ishin pjesë e një grupi kriminal që trafikonin armë dhe drogë, raportojnë mediat italiane. Operacioni u zhvillua në Sardenja, Emilia, Lombardi, Veneto dhe Toscana. Banda kriminale kishte planifikuar vjedhjen e eshtrave të Ferrarit, prodhuesi i automjeteve sportive, i cili që prej 1988-ës prehej në varrezat e San Cataldo-s në Modena. I gjithë plani ishte ideuar nga një i burgosur dhe më pas parashikohej transportimi i eshtrave gjatë natës me dy makina dhe një fugon. ‘Ansa’ shkruan se mes të arrestuarve është dhe 35-vjeçari shqiptar, Gentijan Tusha. Po ashtu, raportohet se banda kriminale kishte shtrirë aktivitetin e saj mes Sardenjës dhe Italisë veriore. Enzo Ferrari vdiq në Modena në gusht të vitit 1988 në moshën 90 vjeçare dhe u varros në krah të djalit të tij, Alfredo (Dino). Ky i fundit vdiq në moshën 24-vjeçare. Varri është vendosur në pjesën historike të varrezave San Cataldo, i mbrojtur nga një portë hekurt, zbukuruar me skulptura, ndërsa vizitohet çdo vit nga mijëra adhurues automobilistik.

Artikulli paraprakÇIFTI SHQIPTAR KAPET ME 40.000 EURO DROGË
Artikulli tjetërMAKINA NË FLAKË, RËNDOHET TRAFIKU NË AUTOSTRADËN TIRANË-DURRËS