Forcat ruse të sigurisë kanë penguar një përpjekje të inteligjencës ukrainase për të sulmuar një aeroport ushtarak në Rusinë qendrore me dronë të mbushur me eksploziv, ka deklaruar Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).
FSB tha në një deklaratë në faqen e saj të internetit se objektivi i sulmit ishte një aeroplan për zbulimin e radarëve A-50 në aerodromin Severnyy rreth 700 km nga kufiri ukrainas.
Piloti i një avioni dhe anëtarë të tjerë të atij që FSB e quajti “grup sabotazhi” u arrestuan në rajonin e Tulës pasi fluturuan nga Ukraina, thuhet në deklaratën e publikuar.