Plantacion me kanabis prej 300 000 euro, arrestohet 44 vjeçari shqiptar

Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane pasi kishte mbjellë një plantacion ma kanabis në zonën Capiago Intimiano të Comos. Ai akuzohet për prodhim, trafikim dhe posedime të paligjshëm të drogës. Në shtator të vitit 2016, policia kishte identifikuar një ngastër toke të mbjellë me rreth 1 mijë bimë kanabis me lartësi 2 metra. Shqiptari u zhduk atje, ndërsa droga u konfiskua. Nga përllogaritjet e kryera, shqiptari do të mund të merrte nga plantacioni i kanabisit rreth 35 mijë doza, ndërsa do t’i sillnin një fitim në treg prej 300 mijë euro. Shqiptari i arrestuar u dërgua në burgun e Bassone Komos.

Artikulli paraprakDE BIASI: PO FITUAM ME ITALINË DO JEM MË I LUMTURI NË BOTË
Artikulli tjetërFAVORIZUAN KULTIVIMIN E KANABISIT, NDALOHEN DY PUNONJËS POLICIE