Një punonjës në gomisteri ka ndërruar jetë pas një incidenti në vendin e tij të punës.
Policia e Tiranës njofton se sot në orën 12:04 tek një gomisteri në Bathore, aksidentalisht gjatë punës, ka plasur një gomë. Për pasojë punëtori i gomisterisë F.LL, 28 vjeç, u dëmtua rëndë dhe gjatë dërgimit për në spital ndërroi jetë.
“Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, thotë policia e Tiranës në një njoftim paraprak për ngjarjen.