Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në bulevardin “Nënë Tereza” në Kamzë.
Paraprakisht mësohet se një drejtues mjeti, shtetasi me iniciale I. I., 23 vjeç është konfliktuar me një tjetër drejtues automjeti, ende të paidentifikuar.
Ky i fundit pasi është konfliktuar fizikisht me 23-vjeçarin është larguar nga vendngjarja, ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.