Një sasi tritoli ka shpërthyer mbrëmjen e sotme në rrugën dytësore që del për në rrethrrotullimin e Saukut.

Ngjarja u regjistrua afër nënkalimit, rreth orës 19:45, ku si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar dy mjeteve që ndodheshin të parkuara.

Mësohet se sasia e lëndës shpërthyese të vendosur ka qenë rreth 30 gramë, e hedhur në shkurre poshtë mbikalimit.

Nuk dihen ende më tepër detaje për ngjarjen, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Artikulli paraprakARDIT ÇUNI SURPRIZON ME DEKLARATËN E FUNDIT PËR SEMI JAUPAJ
Artikulli tjetërNUMËROJNË MILIONA NDJEKËS, KËTO PERSONAZHE PUBLIKË MBAJNË “FRONIN” ME FANSA TË RREMË