Teksa mbante fjalën në foltoren e Kuvendit, ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer në fyerje ndaj ministrit Bushati dhe deputetëve të shumicës në Kuvend.

Ai akuzoi qeverinë Rama për marrëveshjen e detit me Greqinë, sipas tij, te pezulluar në favor të një pale të tretë dhe për para, Berisha i është sulur me fyerje ministrit të Jashtëm, Ditmir Bushati.

Berisha: Mor fundërrinë, mor këlysh i bllokut, mor fundërrinë, akuzohesh për gtylenist, njëherë për kështu…

Bushati: Turp të të vijë

Berisha: Nëse rrugeçër si ky këtu të rritur nga ata që s’po ia them emrin, u jepet fjala në këtë mënyrë, të rritur nga kodoshët, lihet të flasin në këtë mënyrë..

Bushati: Mos bëj me gisht, more vesh.

Berisha: Njerëz që s’kanë interes kombëtar, për para dhe të një pale të tretë i futën thikë interesit kombëtar, jam Sali Berisha unë, o budallenj, nuk tërhiqem unë, o çakenj, jam Sali Berisha unë, e di si më dukeni ju mua, plehra, unë vij për parlamentin, ju më dukeni plehra, para interesit kombëtar nuk njoh asgjë tjetër unë, nuk më bëjnë të tërhiqem unë.

Artikulli paraprakBERISHA: RAMA FOLI ME TEPSI NË KOKË. NEGOCIATAT DO T’I HAPË PD
Artikulli tjetërSHKODËR, OPERACION ANTI KANABIS