Plasin vjedhjet në Tiranë, arrestohen 4 vëllezërit hajdutë. Ja vjedhjet që kanë bërë

Katër vëllezër në Tiranë janë arrestuar nga policia e kryqytetit për 4 raste të ndryshme vjedhjesh. Vëllezërit e arrestuar janë Napulon Luca 23 vjeç i dënuar më parë për shkatërrim prone dhe kanosje; Alush Luca 33 vjeç; Hajri Luca 25 vjeç dhe Dritan Luca 27 vjeç. Napulon Luca u arrestua në vendin e quajtur rruga “Princ Vidi”, Tiranë është kapur duke vjedhur në banesën e shtetasit L. M., 46 vjeç. Katër vëllezërit dyshohet të kenë kanosur seriozisht për jetën dhe kanë goditur me grushta dhe shkelma shtetasin D, Sh., 27 vjeç, i cili është nipi i kallzuesit L, M të cilit i ishte vjedhur banesa nga Napulon Luca. Gjatë marrjes në pyetje, 23-vjeçari Napulon Luca ka pranuar se është autor i disa vjedhjeve të tjera të ndodhura më konkretisht: -Më datë 01.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 7.000 lekë dhe orë dore me vlerë 100 euro. -Më datë 06.01.2017 vjedhje banese ku ka marrë 16.000 lekë. -Më datë 07.01.2017 vjedhje në një magazinë ku ka marrë një sasi kabulli elektrik.

Artikulli paraprakVIDHEN VILAT NË LUNDËR, HAJDUTËVE U DEL PËRPARA PRONARI
Artikulli tjetërPOLICI PËRPLAS ME MAKINË TË MOSHUARIN, PO LUFTON ME VDEKJEN